GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Pajtohem me ambasadoren Ageler lidhur me korrupsionin, të paraqiten të gjitha parregullsitë

Shkup, 3 dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, duke u përqëndruar në deklaratën e ambasadores amerikane në vend, Anxhela Ageler, se edhe pse lëvizim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, korrupsioni e frenon përparimin e Maqedonisë së Veriut, tha se absolutisht pajtohet me të.

“Dje u takova me të dhe me nënsekretarin e SHBA-së për luftë kundër terrorizmin dhe larjen e parave, ku biseduam për tema lidhur me kompetencat e MF të SHBA-së dhe posaçërisht të këtij nënsekretari. Në atë pjesë do të vijojnë aktivitete të përbashkëta”, tha Kovaçevski.

Ai, në pjesën e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, përkujtoi në kompetencat e ndara, e ajo është se Qeveria duhet në kuadër të kompetencave të veta të mundësojë funksionim të pavarur të gjyqësisë dhe Prokurorisë në shtet.

Related posts

Largimi i mjegullës nuk e uli nivelin e lartë të ndotjes në Shkup

Gazetamax.mk

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Shoqatat shqiptare të Michiganit unik për “Forumin Shqiptar”, bashkimi bën fuqinë!

Gazetamax.mk