GazetaMax
Lajme

Kovaçevski para Kongresit: Pres debat të hapur

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot e mban Kongresin e 29-të nga ku, udhëheqësia e partisë do të japë llogaridhënie për rezultatin zgjedhor.

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski para kongresit uroi që ky kongres të jetë i suksesshëm dhe partia të del më e fortë, më e unifikuar dhe të hyjnë procesin e zgjedhjeve ku do të zgjidhet kryetari i LSDM-së.

“Ajo që kisha ta them e thash më 8 maj në ditën kur zyrtarisht dhash dorëheqje nga kryetari i LSDM-së më 22 maj. Pres debat të hapur ku do të diskutohet në mënyrë të hapur për të gjitha çështjet që ndikuan në rezultatin zgjedhor, por edhe për rezultatin e vitit 2021 për shkak se që atëherë nuk është mbajtur Kongres”, tha ai.

Në ndërkohë më 6 qershor përfundoi afati për kandidat për kryetar të LSDM-së dhe u paraqitën Sllavjanka Petrovska, Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. Zgjedhjet e brendshme do të mbahen më 30 qershor, ndërsa të drejtë vote kanë të anëtarët e LSDM-së.

Related posts

Politika progresive agrare dhe reforma të forta bujqësore për prodhim vendor më të madh dhe konkurrues

Gazeta Max

Maturantët kërkojnë lehtësime të provimeve, pyetjet nga materiali deri në muajin mars

Gazeta Max

Pacientët me leukemi një muaj e gjysmë pa terapi

Gazeta Max