GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Petkov: Vazhdimi i dialogut për zgjidhje bazohet në vlera evropiane

Romë, 23 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në margjinat e vizitës së tij punuese në Vatikan dhe Romë, me rastin e 24 majit – Ditës së iluministëve mbarësllovenë Shën Cirili dhe Metodi, sot realizoi takim me kolegun e tij bullgar, Kiril Petkov, kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë.

“Në takimin, ku morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov realizuan bisedë konstruktive, jo vetëm për çështjet e hapura politike, por edhe për krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet tërë bota. Me këtë rast u theksua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka qëllim të qartë, që ka të bëjë me ballafaqimin me krizën, mbrojtjen e standardit të kategorive më të cënueshme të qytetarëve, përkrahjen e kompanive që të bëhen likuide dhe sigurimin e investimeve adekuate, të cilat do ta inicojnë rritjen ekonomike”, thuhet në kumtesë.

Në takimin, kryeministrët Kovaçevski dhe Petkov, nga ministrat resorë u informuan për bisedat në nivel ministror, për çka u pajtuan se nevojitet që të njëjtat të vzhdojnë me qëllim që të arrihet deri te dokumenti, i cili do të ishte i pranueshëm për të dy shtetet dhe do të mund të paraqesë bazë për zgjidhje, e cila do të mund të ndahet me institucionet në të dy shtetet.

“Takimi u shfrytëzua edhe për bisedë lidhur me nevojën për vazhdimin e dialogut për zhbllokimin e procesit për hapje të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kryeministri Kovaçevski gjatë bisedës me kryeministrin Petkov, tha se për të dy vendet përfitimi më i madh është që procesi i aderimit të zhbllokohet me zgjidhje të bazuara në vlera evropiane, të përkrahura dhe pranuara nga të dy palët me respektimin e dinjitetit të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

Related posts

2 denarë shtesë për kilogram për subvencionim të rrushit

Gazeta Max

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

Gazeta Max

SHBA ka ndarë rreth 454 milionë dollarë për anulimin e ndikimit rus ndaj Ballkanit

Gazeta Max