GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Proceset që janë me rëndësi strategjike nuk mund të jenë lëndë e shantazhimit

Shkup, 26 dhjetor – Proceset që janë me rëndësi strategjike nuk mund të jenë objekt shantazhi. Çështja e ndryshimeve kushtetuese është serioze, është çështje shtetërore. Kemi filluar negociatat me BE-në, procesi i skriningut është duke u zhvilluar dhe tani gjithçka varet nga ne, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për shtyp.

Kjo, theksoi Kovaçevski, është çështje e parimeve – nëse dikush e mbështet rrugën evropiane apo nuk e mbështet rrugën evropiane.

“Kushtëzimet për pyetje të këltillë janë vërtet të papranueshme. Në vend të kësaj, unë bëj thirrje, kam thirrur dhe do të bëj thirrje për një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik për rrugën evropiane të shtetit”, theksoi Kovaçevski.

Lidhur me qëndrimin e Besës për ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski ritheksoi se nuk funksionon nën presion dhe shantazh, duke theksuar se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024 dhe kjo tashmë është një përfundim i paramenduar dhe se nuk është e drejtë ndaj qytetarëve që çështje të tilla kyçe të jenë subjekt i politikës ditore, të jenë objekt i një lufte për disa pika të vogla.

Kjo, theksoi ai, nuk është vendimi i fundit deri në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke shtuar se gjatë rrugës do të ketë vendime më të vështira, i cili sqaroi se është një proces i pakthyeshëm dhe vetëm mund të bllokohet nga ata që kundërshtojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas Kovaçevskit, do të ketë një numër të madh vendimesh që do të duhet të merren në Kuvend dhe kushtëzimi i atyre vendimeve të rëndësishme është pengesë për të ardhmen e vendit.

Nuk ka shantazh për procese të tilla, nënvizoi Kovaçevski, duke theksuar se çdo gjë tjetër mund të jetë temë e një lufte politike, një garë politike, gjithçka mund të jetë temë e politikës ditore, megjithatë çështje të këtilla kyçe duhet të jenë temë e politikës ditore, të jenë objekt i luftimit për disa pika të vogla nuk është e drejtë përballë qytetarëve.

Related posts

Zaev: U bëj thirrje të gjithë përgjegjësve të gjyqësorit që mos lejojnë t’i skadojnë veprat e Mijallkovit

Gazetamax.mk

Komisioni për punë të jashtme në Kuvendin bullgar dënoi dhunën ndaj bullgarëve

Gazetamax.mk

Një shqiptar kandidat në kantonin jugor të Zvicrës; Remzi Durmishi kërkon triumf përmes programit të tij…!

Gazetamax.mk