GazetaMax
LAJME

Kovaçevski: Punojmë të mos ketë rritje të çmimit të rrymës, në disa segmente mund të ketë ulje

Shkup, 31 janar – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në ditën e dytë të konferencës së sivjetme “Viti i mundësive të reja” theksoi se Qeveria po punon të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa në disa segmente, siç paralajmëroi, mund të ketë edhe ulje.

“Supozoj në periudhën në vijim, edhe punojmë në atë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa në disa segmente ,mund të ketë edhe ulje. Vitin e kaluar SHA EMV arriti ta rritë prodhimin e energjisë elektrike për 20 për qind, ndërsa për këtë vit plani është rritja e sërishme e prodhimit të energjisë elektrike”, tha sot Kovaçevski në panelin e parë “Maqedonia e Veriut si hab i gjelbër energjetik 0 si të shndërrohet kriza në mundësi”.

Kryeministri potencoi se strategjia e Qeverisë si dhe ekspertët e angazhuar në sektorin energjetik, kontribuuan që të rritet prodhimi i energjisë elektrike, e me atë të vihet deri tek ulja e çmimit të energjisë elektrike.

Kovaçevski theksoi se edhe pse pritjet e të gjithëve ishin se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në fillim të vitit, me 100 për qind mbulim të nevojave për energji elektrike për amvisëritë, faturat për konsumatorët e vegjël u ulën për 20 për qind.

Për momentin, siç tha ai, po përdoret gazi i cili është nga burimet nga SHBA-ja, nga Afrika e Veriut etj. E tërë ajo që u dha si detyrë e ekipit i cili punoi, tha Kovaçevski, u përmbush deri në përsosmëri.
Ministri i Ekonomisë, kreshnik Bekteshi paralajmëroi se në gjysmën e dytë zë shkurtit do të hapet konkursi publik për ndërtim të interkonektorit. Siç shtoi, po punohet edhe në interkonektorin e ri me Republikën e Serbisë, ndërsa me Kosovën, theksoi, obligimin tonë e kemi kryer.

“Për anën e tyre i përgatitëm si dokumentacion të gjitha procedurat, e presim vendimin e tyre nëse do të vazhdohet ndërtimi në pjesën e tyre”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se pothuajse të gjitha kompanitë në ZZHTI furnizohen me gaz natyror. Gazi natyror, siç informoi, është nga Turqia dhe nga Greqia, përkatësisht se kemi burime të shkëlqyeshme. Bekteshi informoi se sot në mëngjes ka pasur takim me drejtorin e NOMA gaz, kompani e re e cila merret me gaz natyror dhe tashmë fillojnë të realizohen me miratimin e akteve nënligjore.

Vasko Kovaçevski, drejtor i EMV-së theksoi se rritja e prodhimit vendor të energjisë elektrike e me atë edhe ulja e importit, çon drejt ruajtjes së çmimit. Ai tha se pret edhe këtë vit të përballen me sukses me krizën energjetike.

Drejtori i Komisionit rregullator për energjetikë, marko Bislimovski, duke folur për burimet për furnizim me energji, tha se investimi në fotovoltaikë në shtet do të na e rrisë pavarësinë energjetike.

Kryetari i Asociacionit energjetik të vendit tonë, Koço Angjushev beson se vendi mund të jetë hab energjetik, por siç theksoi, burimet ripërtëritëse të energjisë kanë edhe mangësi sepse janë jo kontralabile. Duhet, theksoi ai, të bëhen burime ripërtëritëse nga të gjitha llojet. Biogazi, siç tha, është më cilësor, më pas hidroelektranat, ndërkaq më pak cilësore janë fotovoltaikët.

“Pres që në maj, qershor, të kemi teprica të energjisë nga fotovoltaikët që do të duhet të eksportohen”, tha Angjushev.

Related posts

Kelin: Me përkushtim të fortë në demokraci, integrim dhe paqe dërgoni mesazh të fortë në rajon

e-max

Ankohen qytetarët për rritjen e çmimeve tek produktet e qumështit, çmimin nuk e arsyetojnë as blegtorët

e-max

Edhe Maqedonia e Veriut pas dronëve Bayraktar

e-max