GazetaMax
Lajme

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson

Gostivar, 31 janar – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në në kabinetin e tij u takua me ambasadorin britanik në Shkup, Metju Loson.

“E falënderova ambasadorin Loson për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, si një ndër aleatët tanë më të rëndësishëm në kuadër të NATO-s, për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. Me Ambasadorin Lawson u pajtuam se në këto kohëra të trazuara për kontinentin, stabiliteti i brendshëm politik është garanci për zhvillim ekonomik, rritje të investimeve të huaja dhe prosperitet për qytetarët e vendit”, thotë kryetari Taravari.

Në takim është biseduar për potencialin ekonomik dhe kulturor të Gostivarit, si qytet model i bashkëjetesës, ndërsa kryetari dhe ambasadori u pajtuam për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komunës sonë në në fushat e përbashkëta të interesit.

Related posts

Refugjatët ukrainas trajtohen si turist

Gazetamax.mk

Infeksionet virale mbushin spitalin në Prilep

Gazetamax.mk

Vuçiq: Në Maqedoni dhe Serbi po bie entuziazmi për hyrje në BE

Gazetamax.mk