GazetaMax
Lajme

Kovaçevski-Val: Të gatshëm të kryesojmë me OSBE nga janari i 2023

Shkup, 13 dhjetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kilian Val, shef i sapoemëruar i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Në takim, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, është përshëndetur progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e tregojnë zhvillimi i demokracisë në vend, fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian, kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, që duhet të fillojë më 1 janar 2023.

Kryeministri Kovaçevski e falënderoi OSBE-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si shtet demokratik, tha se Maqedonia e Veriut sot ka media të lira, se ka procese të lira zgjedhore dhe se vendi po zhvillohet sipas vlerave evropiane, që është rëndësishme si për cilësinë e jetës së qytetarëve në vendin tonë, po ashtu edhe për rëndësinë gjeostrategjike.

Kryeministri, siç theksohet në kumtesën, shprehu besimin se vendi ynë do të kryesojë me sukses OSBE-në, duke theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet si shoqëri për të gjithë qytetarët, se po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore përmes parimeve evropiane të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit evropian si qëllim strategjik.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kryeministri Kovaçevski informoi për përkushtimin në tejkalimin e sfidave ekonomike dhe energjetike, të shkaktuara nga kriza botërore, pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë në kuadrin botëror.

Related posts

Tre të mitur nga Prizreni të raportuar të zhdukur gjenden në Prishtinë

Gazeta Max

Një teatër ku strehoheshin civilët është bombarduar

Gazeta Max

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin

Gazeta Max