GazetaMax
LAJME

Krenar Lloga punëson mikun në kabinetin e Mexhitit, gruan në klinikë?!

Vazhdon nepotizmi i skajshëm i kuadrove të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Prej kur ka marrë pushtetin, Aleanca është përfshirë në disa skandale nepotizmi, duke punësuar miq e dhëndurë në institucionet shtetërore.

Në qendër të një skandali të tillë ishte Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, i cili kishte punësuar dhëndrin në kabinetin e tij. Ishte ky punësimi i parë në jetë për dhëndrin, pa përvojë pune dhe pa kualifikim.

Por një skandal edhe më i madh u zbulua ditëve të fundit, ndërsa janë përfshirë dy ministrat e tjerë të Aleancës për Shqiptarët, ministri i drejtësisë Krenar Lloga dhe ai i shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

Ministri Lloga e ka punësuar mikun e tij, pra vëllain e gruas, në kabinetin e ministrit të shëndetësisë, bashkëpartiakut Fatmir Mexhiti.

Por Lloga nuk është mjaftuar me kaq. Sipas informacioneve, ai po përpiqet që ta punësojë edhe gruan e tij në Klinikën e Stomatologjisë. Punësimi i saj po është në proces pas një konkursi të fundit nga ky institucion shëndetësor.

Skandalet e fundit kanë nxitur pakënaqësi edhe brenda Aleancës për Shqiptarët. Anëtarët e kësaj partie kanë shprehur pakënaqësinë se në vend se të punësohen aktivistët, krerët e Aleancës po përpiqen të rehatojnë familjarët e tyre.

Ndërkohë për gjithë këto skandale po hesht kryetari i Aleancës, Arben Taravari. Ai ishte zotuar se do të japë dorëheqje nëse gjatë qeverisjes së ASH-së punësohen miq e familjarë. Por pas vërtetimit të këtyre skandaleve, Taravari është zhytur në heshtje.

Related posts

Trençevska: Mbetemi të përkushtuar në çështjen për barazinë gjinore

e-max

Bozhinovski: Kryeministri bullgar mund të zgjohet në humor të keq dhe të vendosë të na bllokojë

e-max

LEN: Talat Xhaferi të ndalojë me sabotimet për anëtarin e KSHZ-së, propozimi i opozitës shqiptare është Abdush Demiri

e-max