GazetaMax
Lajme

Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Prokuroria Publike në Koçan ka propozuar që për ish ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshin dhe sekretaren e shtetit në ekonomi Razmena Çekiç Duroviç të ndryshojë masën, nga paraburgim në arrest shtëpiak. Për këtë propozim duhet të vendos Gjykata Themelore në Koçan. Ndërkohë është propozuar një zgjatje e masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të përcaktuara më parë për 18 persona. Nga Prokuroria thonë se ekipi që po merret me zjarrin në diskotekën “Puls” po përfundon marren në pyetje të dëshmitarëve dhe e njëjta procedurë po kryhet pa lëshime dhe në përputhje me dinamikën e përcaktuar. Po punohet intensivisht mbi disa raporte ekspertësh dhe po kryqëzohen të dhënat nga analizat e pajisjeve elektronike të siguruara.

Related posts

Ageler: Korrupsioni dukshëm është sfida më e madhe me të cilën përballeni

Gazeta Max

Kovaçevski kërkon edhe opozita të përfshihet në reformat në rrugën drejt BE-së

Gazeta Max

Dushko Zaevit i ecën biznesi me energji elektrike: Djali i ish-kryeministrit vitin e kaluar pati fitim prej 954 mijë euro

Gazeta Max