GazetaMax
Lajme

Kreu i BDI-së Ahmeti sot në mesditë në Reçicë pret treshen Xhaferi, Mexhiti dhe Bexheti

Shkup, 4 tetor – Në Qendrën e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, pikërisht në mesditë lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, do të ketë përballë bashkëpartiakët e tij të pakënaqur, Izet Mexhitin, Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin. Pritet që “grupa e zjarrit” në tavolinë të vendosin kërkesat për reforma në parti, respektivisht pas tre viteve pas kongresit të formohen trupat partiak – Kryesimi qendror dhe udhëheqësia më e ngushtë partiake. “Grupa e zjarrit” prëmes një letre publike, tainmë kërkuan që vendimet në parti të sillen në organet partiake, e jo nga dyshja Ahmeti – Grubi. Të pakënaqur nga puna e ministrave, ata do të krëkojnë zëvendësimin e tyre në krye me vet zv.kryeministrin Grubi, ndërsa kërkojnë edhe transparencë për punën e Qeverisë, transmeton Zhurnal.

Ahmeti javën e kaluar ka tentuar të amortizojë pakëanqësinë e “të zjarrtëve” përmes takimeve me degët e Çairit dhe Sarajit, por në vend të një situatë paqeje, Musa Xhaferi i dërgoi porosi Ahmetit që nëse nuk jep dorëheqje Grubi, do të eskalojë lufta politike në BDI.

Për zhvillimet gjatë takimit pritet që pasdite të dalin me deklarata për media të gjithë pjesmarësit në këtë takim//Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Buxheti për vitin 2023 është zhvilluar, të gjithë deputetët duhet ta mbështesin

Gazetamax.mk

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazetamax.mk

Përparim i UCM-së në rang listën e SCIMAGO në vitin 2022

Gazetamax.mk