GazetaMax
Ballina

Krijuesit e vaksinës kundër coronavirusit njoftojnë se vaksinat kundër kancerit mund të arrijnë brenda kësaj dekade

Një vaksinë që synon luftimin e kancerit mund të jetë e disponueshme para fundit të kësaj dekade, sipas Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, çifti që qëndron prapa një prej vaksinave të para kundër COVID-19.

Profesoresha Tureci përshkroi se si teknologjia mRNA, e cila përbën bazën e vaksinës së BioNTech kundër coronavirusit, mund të ripërdoret për të nxitur sistemin imunitar të sulmojë qelizat e kancerit.

I pyetur nga BBC se kur një vaksinë e kancerit e bazuar në mRNA mund të jetë gati për përdorim te pacientët, profesor Sahin tha se ajo mund të jetë e disponueshme “para vitit 2030”.

Vaksina mRNA COVID funksionon duke transferuar në trup udhëzimet gjenetike për proteinat e padëmshme të majave të virusit Covid. Udhëzimet merren nga qelizat që sekretojnë proteinën ‘spike’. Këto proteina, ose antigjene, përdoren më pas si “shënjestra të kërkuara” – duke u treguar antitrupave të sistemit imunitar dhe sistemeve të tjera mbrojtëse se çfarë të kërkojnë dhe të sulmojnë.

E njëjta qasje mund të përdoret për të nxitur sistemin imunitar për të kërkuar dhe shkatërruar qelizat e kancerit – ka thënë Tureci, shefi mjekësor i BioNTech. Në vend që të mbajë një kod që identifikon viruset, vaksina përmban udhëzimet gjenetike për antigjenet e kancerit, proteina që përshkojnë sipërfaqet e qelizave tumorale.

BioNTech kishte punuar në vaksinat e kancerit mRNA para pandemisë, por kompania u kthye kah vaksinat anti-COVID përballë krizës globale. Kompania tashmë i ka disa vaksina kundër kancerit në prova klinike.

Kompania gjermane shpreson të zhvillojë trajtime për kancerin e zorrëve, melanomën dhe kancere të tjera, por ato përballen me pengesa të konsiderueshme. Qelizat e kancerit që përbëjnë tumoret mund të mbulohen me një shumëllojshmëri të gjerë të proteinave të ndryshme, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë prodhimin e vaksinave që synojnë të gjitha qelizat e kancerit dhe jo indet e shëndosha.

Related posts

Konsumimi i proteinës së hirrës mund të shkaktojë ‘ulje të ndjeshme’ të niveleve të kolesterolit

Gazeta Max

Përfitimet nga një regjim i shëndetshëm ushqimor

Gazeta Max

Gratë shtatzëna që marrin ilaçe për epilepsi kanë deri në katër herë më shumë gjasa të kenë fëmijë me autizëm ose aftësi të kufizuara në të mësuar, paralajmëron studimi

Gazeta Max