Një 50-vjeçar u qëllua për vdekjen mbrëmjen e së dielën në Ndroq. Viktimë e plumbave mbeti Alfred Dedja, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë ish-mik me autorin e dyshuar të krimit Julian Gjoshi.
Ky i fundit u vetëdorëzua në polici 24 orë pas krimit, ndërsa burimet konfirmojnë se nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve.
Gazetarja e ABC News, Bleona Sari, tha në “Ora e Fundit” se autori është parë në zonë dy apo tre orë para se të kryente krimin.
“Autori ishte parë dy apo tre orë para krimit në zonë. Julian Gjoshi ka qenë i ulur në lokal me nipin e pronarit të lokalit, që kishte njohje të mëparshme. Viktima ka shkuar ta përshëndeste autorin, sepse kishte njohje dhe në momentin që viktima shkoi të ulej, autori e ka qëlluar”, tha ajo.
Më tej, gazetarja tha se edhe dëshmitarët kanë konfirmuar se viktima dhe autorin njiheshin mes tyre. Gazetarja shtoi se pista kryesore dhe burimi i konfliktit mes tyre dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës.
“Dëshmitarët e shoqëruar thanë se autori e njihte viktimën. Autori dhe viktima ishin miq prej kohësh dhe askush nuk e mendonte se mund të shkonte situata këtu. Pista kryesore është prishja e pazareve të drogës, për shkak të aktiviteteve të paligjshme, sepse kemi të bëjmë me dy persona që janë të skeduar, me precedentë, madje viktima ishte dënuar për drogë në Itali”, tha ai.
Burimi: botasot.info