GazetaMax
LAJME

Krisma dhe rrahje me karrige në shtabin e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, shkak punësimet!

Krisma dhe rrahje me karrige në shtabin e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë. Siç mësojmë, arsyeja e këtij incidenti kanë qenë punësimet partiake, ndërsa në mesin e personave të përfshirëve është edhe deputeti i kësaj zone. Kujtojmë se jo vetëm në Kumanovë, por edhe në shumë degë tjerë kanë nisur të shfaqen pakënaqësitë brenda ASH-së për shkak se edhe pas 100 ditëve në Qeveri punësimet janë pothuajse zero. Më e keqja është se zhvillimet e fundit në skenën politike po dëshmojnë se ASH mund edhe të largohet nga qeveria, duke bërë kështu që vendimi për të hyrë në një qeveri në fund të mandatit të jetë një vetëvrasje klasike politike. Lideri i ASH-së, Arben Taravari gjatë ditës së sotme, tha se ata brenda javës do të shqyrtojnë zhvillimet e reja në skenën politike dhe do të vendosin se si do të veprojnë në të ardhmen.

Related posts

Kostadinov në Tiranë, diskutojnë për rrezikun dhe mundësitë e Ballkanit

e-max

Kovaçevski: Ngrohje dhe gaz do të ketë edhe pas 1 janarit

e-max

Albiona Tasholli një asambleiste shembull, e guximshme dhe aktive

e-max