GazetaMax
SPORT

Kroos paralajmëron pensionimin e tij?

Toni Kroos ka folur lidhur me planet për të ardhmen e tij.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos është pyetur edhe një herë për planet e tij për të ardhmen dhe komentet s’linin asgjë të sigurt.
Lojtari i Real Madrid ka bërë të qartë vetëm një gjë: ai dëshiron të pensionohet te Real Madrid. Por, kur?
“Unë e kam bërë të qartë që është Real Madridi skuadra ku dua ta mbyll karrierën”, ka thënë Kroos.
“Në çfarë date? S’mund ta them. Ndoshta në një vit apo dy, ose më vonë, s’e di”, shtoi gjermani.
Kroos ka qenë pjesë kyçe e Real Madrid. Ai, me skuadrën ‘Los Blancos’ ka fituar katër Champions League, përfshirë tri radhazi në 2015/16, 2016/17 dhe 2017/18. 

Related posts

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

e-max

Vojvoda të Milan, vjen lajmi i fundit nga Torino

e-max

Formacionet e mundshme: Spanjë – Shqipëri

e-max