GazetaMax
LAJME

KRSQRR: Festat e maturave të kalojnë pa aksidente trafiku

Shkup, 20 maj – Këshilli republikan për siguri në qarkullimin rrugor (KRSQRR) në vigjilje të festave të maturës apelon deri te maturantët që gjatë këtyre festave të mos drejtojnë automjet motorik pa patentë shoferi ose nën ndikimin e alkoolit.

“Maturantët për çdo maturant dhe familja e tij është me rëndësi të madhe. Ky është akt i përfundimit të një ose fillimi të një fazë tjetër në jetën e të rinjve. Festimi i maturës zakonisht është i paharruar, por shqetëson mënyra në të cilën festohen mbrëmjet e maturës: organizohet gara automobilistike, drejtohet automjeti motorik pa patentë ose nën ndikimin e alkoolit, bëhet fotografi dhe video regjistrime dhe publikohet në rrjetet sociale gjatë drejtimit të mjetit dhe ngjashëm. Kuptohet, kjo nuk është mënyra e vërtetë që të demonstrohet maturimi në vepër”, theksojnë nga KRSQRR.

Statistika rrugore dhe përvojat nga viti i kaluar, tregojnë se në ditët kur organizohen festat e maturës rritet numri i aksidenteve, ndërsa, siç theksojnë, një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidente janë të rinj – maturantë, të cilët zakonisht në aksidente përfundojnë me lëndime të lehta, ndërsa rrallë herë e humbin edhe jetën e tyre.

KRSQRR çdo vit rregullisht bëjnë thirrje në ndërgjegje dhe përgjegjësi të maturantëve dhe prindërve të tyre, ndërsa tregon në seriozitetin e pasojave të mundshme nga aksidentet.

“Nuk je tip nëse vdes në maturë!”, “Tregoje maturën në vepër!”, “Në mbrëmjen e maturës, pa automjet!” janë mesazhet që Këshilli republikan për siguri në qarkullimin rrugor u dërgoi maturantëve dhe prindërve të tyre.

Related posts

Kuvendi me 56 vota miratoi Buxhetin për vitin 2023

e-max

Putin e kërcënon Zelensky

e-max

Putin vendos në krye të Melitopolit një femër, pas rrëmbimit të Fedorov

e-max