GazetaMax
Lajme

Putin vendos në krye të Melitopolit një femër, pas rrëmbimit të Fedorov

Rusia ka vendosur një kryebashkiake të re të Melitopolit, pasi rrëmbeu kryebashkiakun e parë në fillim të javës. Presidenti i rusisë Vladimir Putin, forcon kontrollin e tij në qytetin ukrainas. Galina Danilchenko, ish-anëtare e këshillit të qytetit, u shpall si kryetare e re e bashkisë ditën e djeshme. Sipas Dailymail, Danilchenko u prezantua si kryebashkiaku në detyrë në TV lokal pa zgjedhje, duke zëvendësuar Ivan Fedorov, kryetarin e zgjedhur të Melitopol.

Danilchenko tha se detyra e saj kryesore është “të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta rikthyer qytetin në normalitet”, në një deklaratë televizive të postuar nga administrata në Telegram. Ajo pretendoi se njerëzit në Melitopol do të përpiqeshin të ‘destabilizonin situatën’ dhe ‘të provokonin një reagim’.“Unë kërkoj nga ju që të mbani mend dhe të mos dorëzoheni para këtyre provokimeve,” tha Danilchenko. “I bëj thirrje deputetëve të zgjedhur nga populli në të gjitha nivelet. Meqenëse jeni zgjedhur nga populli, është detyra juaj të kujdeseni për mirëqenien e qytetarëve tuaj.”Parlamenti i Ukrainës ka hedhur akuza se Fedorov ishte rrëmbyer nga 10 burra të armatosur, të cilët vendosën një qese plastike mbi kokën e tij. Rusia nuk ka komentuar mbi rrëmbimin e Fedorov.

Video është është shpërndarë gjerësisht nga mediat ukrainase. Në pamje tregohet se si e rrëmbejnë dy ushtarë rusë Fedorov, ata e kapin për krahu të dy dhe e tërheqin me forcë.

Related posts

Infermierët, laborantët dhe fizioterapistët: Problem koeficientët dhe njohja e arsimit të lartë

Gazetamax.mk

Shaqiri: Mbetemi partnerë në ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Marrëveshje e pranueshme me Bullgarinë është vetëm ajo që mbyllë çështjet e hapura

Gazetamax.mk