GazetaMax
LAJME

Kryeministri Kovaçevski në hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju-Jork

Shkup, 20 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm sipas orës lokale do të merr pjesë në hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Siç informoi pres shërbimi i Qeverisë, kryeministrat dhe shefat e shteteve do t’i presë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh. Me këtë fillon debati i përgjithshëm i 77-të i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Seanca e sivjetshme e Asamblesë së Përgjithshme e KB-së ka temën “Zgjidhje transformuese për sfidat e ndërthurura”, në korniza të Kuvendit të Përgjithshëm të 77-të, që është fokusuar në temën: “Zgjidhje përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe shkencës”.

Për pasdite, sipas kohës lokale në Nju-Jork është paraparë që kryeministri Kovaçevski, së bashku me kolegët e tij nga Ballkani Perëndimor të marrin pjesë edhe në drekë pune, të organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel.

Related posts

Osmani nesër në Podgoricë merr pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut

e-max

Blerja e parcelave në Dellçevë, dyshohen shtatë persona

e-max

Azeski i bën thirrje Qeverisë t’i ndihmojë kompanitë

e-max