Në selinë e PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e kësaj force politike.
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se kjo mbledhje lidhet me përmbushjen e një pike të statutit të PS.
Sipas statutit çdo ndryshim në kabinetin qeverisës duhet ti paraqitet kryesisë.
Nuk përjashtohet mundësia edhe e diskutimit me kryesinë e një turi të vetë Edi Ramën nëpër qytete të vendit me bazën socialiste.
Në mbledhjen e fundit të enjten me grupin parlamentar të PS , kreu i qeverisë deklaroi: “Të përqendrohemi te fokusi, tek punët tona. Propozoj që marsin dhe nëntorin t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të PS-së, që të rikthehemi aty ku e kemi burimin e fuqisë, për të hapur një odë dialogu me anëtarët e simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta dhe gjithçka ata duan të ndajnë me ne”
