GazetaMax
Lajme

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim homologen e tij zviceriane, Irene Kelin

Shkup, 13 tetor – Kryetari Xhaferi sot është mikpritës i Kryetares së Këshillit Nacional të Parlamentit Zviceran, Irene Kelin dhe me të kishte takim të shkurtër tet-a-tet dhe takim në përbërje më të gjerë, respektivisht delegacioni zviceran, nënkryetari i Kuvendit Misovski, kryetari i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin e Konfederatës Zvicerane, Berat Ajdari, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Ivanova dhe të pranishëm të tjerë.

Kryetari ju uroi mirëseardhje mysafirëve të nderuar, me ç ‘rast e theksoi raportin e hapur, intensiv dhe miqësor ndërmjet dy vendeve, për çka e veçoi si të veçantë edhe kontributin e diasporës tonë të madhe e cila është lartë e integruar në Zvicër. Edhe pse Zvicra nuk është anëtare në NATO dhe në Bashkimin evropian, përsëri fuqishëm e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj eurointegruese. Ajo është donatori më i madh për mbështetjen e reformave për zhvillimin demokratik të institucioneve dhe avancimin ekonomik të vendit. Konkretisht, në Kuvend zbatohet strategjia 10-vjeçare nga Programi për Mbështetje Parlamentare me çka do të rritet në masë të ma dhe efikasiteti, transparenca dhe hapja e dhomës ligjvënëse ndaj opinionit.

Kryetari Xhaferi e informoi Kryetaren Kelin për qëndrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me Ukrainën, gjegjësisht miratimin e Deklaratës për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, me bashkëngjitje ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe dhënien e ndihmës morale, materiale dhe tjetër ndaj Ukrainës në luftën e saj për liri dhe demokraci.

Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Zviceran, Irene Kelin, falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me kryetarin Xhaferi, pas vizitës së tyre të përbashkët të Kievit të rrënuar. Ajo shfaqi interesim për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe drejtoi urime për përparimin e arritur me ç’rast, përsëri e shprehu gatishmërinë e Zvicrës për të mbështetur vendin tonë në këto përpjekje.

Në lidhje me Ukrainën, tha Kryetarja Kelin, edhe pse Zvicra nuk është anëtare në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e dënon agresionin dhe i mbështet sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse, për shkak të statusit të saj neutral, ajo mbështetje kufizohet vetëm në ndihmë ekonomike dhe humanitare, jo edhe ushtarake.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se duhet të intensifikohet komunikimi i të gjithë faktorëve që mund të kontribuojnë në drejtim të rritjes së këmbimit tregtar dhe investimeve zvicerane në vendin tonë që edhe raportet ekonomike ti reflektojnë raportet e shkëlqyera bilaterale dhe multilaterale ndërmjet dy vendeve.

https://www.facebook.com/talatxhaferi/posts/pfbid0eC9cbyxKmphFzKHRYABqrVZ77A6nYJiLhPXNLbWgDauFR3VTtohg9hSpWfJdtVtxl

Related posts

Policia e Kosovës merrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjt në SHBA

Gazetamax.mk

Millkov kërkon siguri për bullgarët që do të vijnë në Shkup për përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

Gazetamax.mk