GazetaMax
Lajme

Kryetari i BDI në Zhelinë, Sulejmani thumbon kreun e komunës Sejdiun: Fundi i një mashtrimi të paketuar nga kryetari në ikje

Në Pallaticë u organizua një vizitë me shumë pompozitet: kamerat gati, fjalimi në dorë, duartrokitje të komanduar.
Kryetari në ikje doli për të lavdëruar një rrugë 1 kilometër si një arritje kombëtare.

Një rrugë e zakonshme, që në çdo vend normal do të përfundonte pa zhurmë e pa bujë.

Dhe ky është kulmi i mandatit të tij.

Sepse kur nuk ke çfarë të tregosh, fjalët bëhen strehë.

Kur nuk ke punë, kapesh pas kamerës.
Kur të dridhen këmbët nga frika e humbjes, përpiqesh të shpëtosh me shfaqje.
Kur e sheh se transparenca po të troket në derë, flet me zë të lartë për të mbuluar të vërtetën.

Por qytetarët e dinë mirë se çfarë fshihet pas mikrofonit:

🔴Komuna është futur në borxh prej gati 6 milionë eurosh
🔴Ndërmarrja publike është shkatërruar, punëtorët janë pa paga dhe pa mjete pune
🔴Administrata është politizuar, profesionistët janë përjashtuar
🔴Arsimi është kthyer në vegël partiake, ku hakmarrja ka zëvendësuar dijen
🔴Kaosi institucional ka arritur nivelin më të lartë të mundshëm

Për tetë vite nuk pati zhvillim, pati vetëm rehati për të afërmit, heshtje për të paaftët dhe presion për të ndershmit.
Tani, në fund, kryetari në ikje përpiqet të ndërtojë një narrativë shpëtimtari. Por kjo është vetëm një përrallë për qytetarët dhe askush nuk e beson më.

Qytetarët nuk harrojnë.
Sepse kjo nuk është udhëheqje.
Është një mandat i dështuar i mbështjellë me mikrofon, kamera dhe mashtrim.
Zhelina nuk ka nevojë për më shumë retorikë.
Zhelina ka nevojë për llogaridhënie, transparencë dhe drejtim të vërtetë.

Related posts

Lufta në Ukrainë, rreth 1.6 milion persona ikin në Poloni

Gazeta Max

Komuna e Bogovinës ndanë 300 mijë denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Gazeta Max

Në Novaci është ngritur centrali më i madh privat fotovoltaik në Ballkan. Do të prodhojë 85 mijë MWh energji elektrike, e mjaftueshme për t’i shërbyer 30,000 familjeve

Gazeta Max