GazetaMax
Sport

Kryetari i Butelit, Kostovski: BDI nuk përkrahi projektin për ujësjellësin në Luboten

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka shprehur zhgënjimin e tij pasi që këshilltarët e BDI-së në këtë komunë sot nuk e votuan buxhetin për vitin 2025.

Kostovski me këtë rast ka thënë se këshilltarët e këtij subjekti politik nuk votuan në favor të projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendbanimeve me shumicë shqiptare, siç janë ndërtimi i ujësjellësit në Luboten, ndërtimi i rrugëve të reja dhe realizimi i projekteve të tjera zhvillimore në mbarë Butelin që do të përmirësonin kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët.

Kostovski ka apeluar për angazhim më të madh nga të gjitha grupet politike në mënyrë që të mund të realizohen këto projekte të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në këto vendbanime.

Related posts

Perez refuzon kërkesën e Alonsos për mesfushorin francez

Gazeta Max

Rekomandime të Avokatit të Popullit për avancimin e mësimit të gjuhës së shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar

Gazeta Max

Konte: Momenti vendosës për titullin ishte barazimi ndaj Interit në “Maradona”

Gazeta Max