Kryetari i Everë në Bruksel bën shqiponjën kuq e zi me këngëtarin Cërvadiku

Nëntori është kuq e zi ngado e kudo ku ka shqiptarë. Programe artistike me muzikë shqipe e valle e tradita shqiptare shpërthejnë anekënd botës me rastin e festave të Nëntorit. Në Evere në Bruksel u organizua njè ceremoni zyrtare nga Bashkia pak ditë më parë me rastin e 70 Vjetorit të ardhjes së shqiptarëve në Belgjikë. Organizimi ka qenê nën kujdesin e shqiptares Habibe Duraki që është zëvëndes kryetare e bashkisë mbështetjën e vetë kryetari i bashkisë i cili gjatë prezantimit në skenë me artistin Shaqir Cërvadiku kanë bërë shqiponjën me duar në nder të simbolit të krenarisë shqiptare. Ai e pêrshëndeti dhe publikun në gjuhen shqipe duke thënë: “potra dhe vëllezelër shqiptarë Mirë se vini! Kêto fjalë m’i mësoj kolegja ime Habibe Duraki”. Mbrëmja ka qenë mjaft e rrallë dhe e para e tillë e organizuar nga një bashki! Kryetari dhe zv/kryetarja pêrfunduan mbrëmjën me një lajm : ngritja e flamurit shapitar tek Sheshi i bashkisë për herë të parë! Publiku e duartrokiti këtë iniciativ historike mjaft bukur ku të gjithë të pranishmit janë argëtuar pa fund dhe kanë shijuar edhe ushqimet shqiptare.