GazetaMax
Lajme

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, inauguron fillimin e punimeve për rikonstruimin e stadiumit në fshatin Pirok

Vetëm katër javë pas premtimit të dhënë në fushatë, kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ka zbarkuar sot në terren për të nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e stadiumit në fshatin Pirok.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe bartësi Florim Rakipi si dhe sekretari i Ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, Fatmir Sabriu, të cilët së bashku me kryetarin Abazi shënuan fillimin e projektit të shumëpritur sportiv dhe komunitar.

Para banorëve të Pirokut, kryetari Abazi deklaroi se ky investim është vetëm hapi i parë drejt një epoke të re zhvillimi në komunë:

“Ky projekt nuk do të jetë i fundit. Përkundrazi, sot shënojmë vetëm fillimin e kthimit të komunës në punë. Piroku dhe çdo vendbanim tjetër do të ndjejë ndryshimin e premtuar.”

Rikonstruimi i stadiumit pritet të sjellë kushte moderne për të rinjtë dhe sportdashësit e zonës, duke e kthyer hapësirën në një qendër të rëndësishme aktivitetesh sportive dhe komunitare.

Komuna e Bogovinës paralajmëron se projekte të tjera infrastrukturore do të prezantohen së shpejti, duke e bërë këtë nismë pjesë të një programi më të gjerë zhvillimor.