Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit raportohet se ka shkaktuar debate brenda Partisë Socialiste.
Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Bledi Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin.
Ky që lidhet me transferimin e Veliajt.
“Ku e ke letrën e transferimit?”, mësohet t’i jetë drejtuar Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.
Burimi:botasot.info
