Wednesday, April 15, 2026

Lajmi në kohë reale

Kumanovë: Rrugët janë të hapura, ekipet e pastrimit në terren gjatë gjithë kohës

Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelbërim” – Kumanovë janë në terren dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës nga rrugët dhe hapësirat publike në Kumanovë.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes, Sasho Tomiq, që nga ora 07 e mëngjesit, tre ekipe me mekanizëm përkatës janë angazhuar në pastrimin e rrugëve në zonën qendrore të qytetit, ndërsa aktivitetet gradualisht po zgjerohen edhe drejt lagjeve periferike.

“Menjëherë pas fillimit të reshjeve dolëm në terren. Rrugët kryesore të qytetit janë të pastruara dhe të kalueshme. Kemi sasi të mjaftueshme kripe. Po pastrohet bora edhe nga sheshi, si dhe nga qasjet drejt spitalit dhe objekteve të tjera vitale në qytet”, deklaroi Tomiq.

Ai u bëri apel qytetarëve për durim, duke theksuar se të gjitha rrugët do të pastrohen sipas prioriteteve të përcaktuara nga Komuna e Kumanovës.

Këtë vit, për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Komunën e Kumanovës është përgjegjëse NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, ndryshe nga vitet e kaluara kur qyteti ishte i ndarë në dy zona dhe një pjesë e punimeve realizohej nga një kompani private.

Latest Posts

Mos e humb lajmin