GazetaMax
Lajme

Kurti me mesazh për serbët e Kosovës: Ruajeni qetësinë, mos u ndikoni nga regjimi autoritar në Beograd

Pas protestës së serbëve të Kosovës, të mbajtur sot në Mitrovicë Veriore dhe Graçanicë, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka bërë apel që të ruhet qetësia.
Kryeministri i Kosovës, në gjuhen serbe u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, për rastin e suspendimit të gjyqtares serbe, Liliana Stevanoviq.
Ai ka kërkuar nga ta që të mos ndikohen nga siç e ka quajtur ai, regjimi autoritar në Beograd, ku tha se atyre [qeverisë së Beogradit] nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë
I pari i qeverisë tha se për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq mori vesh nga mediat, e kjo sipas tij, do të thotë që ajo nuk është larguar nga puna,.
Kurti, ka falënderuar qytetarët serbë për protestën paqësore, por shtoi se ajo do të ishte më e besushme po që se ata do të protestonin për drejtësi sociale, zhvillim të shpejtë e kundër krimit e korrupsioni.
Tutje, ai tha se qeveria në Beograd përpiqet që ta destabilizoj Kosovën për qëllime zgjedhore, e ndoshta edhe për interesa luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe, duke aluduar kështu në Rusinë.
“Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës. Rritja ekonomike, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rritja e eksporteve, të ardhurat nga tatimet dhe doganat, rritja e investimeve të huaja direkte dhe e buxhetit të shtetit, na japin shpresë neve që jetojmë këtu”, është shprehur Kurti.

Related posts

BDI: Mickoski kërkon rikthimin e vendit para 2001-shit, një Maqedoni pa shqiptar

Gazetamax.mk

Vazhdojnë bisedimet për paga më të larta në arsim

Gazetamax.mk

Përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë deri në zhvillim ekonomik më të madh në Ballkanin Perëndimor

Gazetamax.mk