GazetaMax
Lajme

Kurti pret tre votat e NISMA-s për qeveri të re, por pa koalicion

Tre deputetët e NISMA-s “do t’ia votojnë” qeverinë e Albin Kurtit – por, pa hyrë me të në koalicion.

Kështu kupton ekskluzivisht Nacionale nga burime të mirëinformuara.

Këto janë edhe vetë pritshmëritë e Albin Kurtit, i cili – siç marrim vesh – në disa takime të veta ka deklaruar me gojë të vet se i pret tre votat e NISMA-s.

Por, qe qysh rrodhi situata…

Burime tona tregojnë se NISMA i ka bërë me dije partive opozitare, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës, që po qe se s’kanë marrëveshje të përbashkët opozitare për të ndërtuar shumicë parlamentare në eventualitetin – jo larg mendësh – të dështimi të Vetëvendosjes për ta bërë – atëherë, ata assesi nuk e dërgojnë vendin në zgjedhje të reja, por ia votojnë Kurtit qeverinë, por pa u hyrë në koalicion me të.

Me ç’duket, pozicioni i ngurtë i Lidhjes Demokratike të Kosovës – e cila numrat i sheh të këmbëve të ngurta dhe të shkurta – ka bërë që NISMA të nis ta konsiderojë të dështuar këtë perspektivë të partive ish-opozitare.

Rrjedhimisht edhe vota për Vetëvendosjen.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramus Haradinaj, ditë më parë “Debat Plus” ia faturoi LDK-së fajin për “pozicion bllokues” në këtë tregim.

Për herë të parë sot ishte vetë Albin Kurti që u shpreh i bindur se me t’u thirrur seanca konstituuese e Kuvendit të Kosovës “synon” që njëherësh të votohet edhe qeveria e tij – ndonëse nuk u lëshua të tregoi se në çfarë numrash e bazon.

Kurti ka 48 mandate, duke e supozuar edhe 10 të pakicave jo serbe dhe Nenad Rashiqin – del në 59.

Me tre votat e NISMA-s, Kurti do të mund të votonte qeverinë e tij me 62 vota.

Pasi u sigurua se i ka tre deputetë – e rrugës për katër, nëse votat e diasporës dhe ato me kusht i dalin në favor – Fatmir Limaj ndërroi krejt lojën dhe diskursin në skenën kosovare paszgjedhore.

Kur numrat i luajtën mirë Limajt, në paraqitjen e tij të parë në “Debat Plus” pas zgjedhjeve, duke u thirrur në “interes nacional”, s’e përjashtoi as bashkëpunimin me Vetëvendosjen.

“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As nga opozita nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj.

Related posts

Gashi: Është i mundur kompromisi, fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM dhe ASH

Gazeta Max

132 pasagjer të avionit MU 5735 janë të vdekur, zyrtarët japin detaje mbi aksidentin ajror në jug të Kinës

Gazeta Max

Zjarr në Qendrën tregtare të qytetit të Tetovës, nuk ka të lënduar

Gazeta Max