GazetaMax
Lajme

Kurti: Të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Me këtë rast Kurti ka deklaruar se është koha që partia të cilën ai e udhëheq të përgatitet që të ketë më shumë gra kryetare nëpër komuna.

“Tash është radha të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna. Angazhimi ynë duhet të jetë poshtë në komuna, jo vetëm sepse në komuna bëhemi lartë e më lartë. Vetëvendosja i ka gjashtë kryetarë të komunave, të gjithë burra, andaj është e domosdoshme që në zgjedhjet e radhës kjo të ndryshojë”, tha Kurti sot në mbledhjen II të Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për VV.

Ai më tej tha se nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Grupi Parlamentar i VV-së doli me 23 gra deputete, apo 40 për qind, dhe se asnjë prej prej tyre nuk u bë deputete duke iu falënderuar kuotës.

“Ato u zgjodhën deputete me punën, kontributin e reputacionin e vetë atyre”, deklaroi kryeministri Kurti./eo

Related posts

Komisioni Evropian do ta publikojë Raportin për Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Pasagjerët ‘luftojnë’ për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu një traget në Tajlandë

Gazetamax.mk

Kinë: PBB-ja shënon rritje 5.5 %, ekonomia kombëtare mëkëmbet

Gazetamax.mk