GazetaMax
Lajme

Kush do të vendos për pasuesin e Ruskovskës?!

Shkup, 18 Shtator – 163 prokurorë publik do të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Organi akuzës aktualisht posedon 164 prokuror, por në fund të muajit njëri prej tyre shkon në pension. Aplikimi kërkon dy kushte bazë.

“Atyre u duhen 6 vite përvojë të pandërprerë dhe 3 vite të jetë i vlerësuar me nota pozitive”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Prokurorët të cilët ndodhen në procedura disiplinore, nuk kanë pengesa të aplikojnë për pozitën e shefit të krimit të organizuar. Megjithëse një gjë e tillë nuk vlen për shefen e deritanishme të kësaj prokurorie, Villma Ruskovska për shkak se e njëjta gëzon statusin e suspenduar.

“Procedura disiplinore ose procedura penale ndaj një kandidati nuk penalizon atë për të mos u paraqitur në konkurs. Derisa nuk është çështje e mbyllur, çdo prokuror mund të paraqitet derisa i plotëson kushtet e nevojshme”, shtoi ai.

Konkursi do të publikohet të mërkurën që vjen, përkatësisht 21 shtator. Pas konkursit do të përgatitet i ashtuquajturi material zgjedhor me emrat e kandidatëve. Zgjedhja e shefit të krimit të organizuar përmes votimeve të drejtpërdrejta bëhet për herë të parë, pas ndryshimi të Ligjit për Prokurorinë Publike. Mekanizmi i zgjedhjes përmes votimit erdhi si rezultat i nevojës për anashkalimin e ndikimeve politike.

Villma Ruskovska u suspendua si prokurore mbi dyshimet për nxitim në procedurë hetimore, në rastin me ish drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muarremi. Këshillimi i Prokurorëve Publik mes dilemave dhe interpretimeve ligjore caktoi për ushtrues detyre prokurorin Trajçe Pelivanov.

Aktualisht Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, mes lëndëve të tjera është duke punuar edhe mbi lëndën për parregullsitë e mundshme në Policinë Financiare, procedurë e cila i është besuar prokurores Lile Stefanova si dhe hetimi për Qendrën e Kontrollit Teknik “Via Komerc” ku ishte kontrolluar autobusi i aksidentuar në Bullgari. Me këtë lëndë procedon Katerina Kollareviq.

Related posts

Ivanovska: Ndikimi politik nuk lejon që lëndët tona të kenë përfundim

Gazetamax.mk

Rrokulliset një veturë në qendër të Tetovës

Gazetamax.mk

277 raste të reja me Covid 19

Gazetamax.mk