GazetaMax
LAJME

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një orë mbas shpërthimit të Gërdecit , agjensitë e lajmeve më prestigjoze të botës nga New York-u deri në Dehlin e largët në Indi kishin identifikuar vendin, shkakun, dhe mbi të gjitha të dyshuarin kryesor.

“The Family “.

Emri i klasifikuar për familjen më problematike të Republikës së Shqipërisë, familje e veshur me pushtet.

Shërbimet e Inteligjencës Perëndimore kishin të detajuar emrin kryesor të mekanizmit që kishte bërë të mundur, që djersa e popullit shqiptarë nën regjimin komunist të kthehej në pasurimin marramendës të një personi dhe të një familje.

Dëmi ishte bërë, duheshin mbuluar provat.

Në ato orë tragjike për familjet e viktimave në korridoret e KM kishin filluar planet e para për asgjësimin e provave.
Në këtë skenar të orkestruar nga “ The Family” ka prova pa fund për takimet deri në orët e vona të drejtuesve kryesorë që kanë pas çelësat në godinën ku per fatin e popullit shqiptar vendoset.

Kryeministria e Republikës së Shqipërisë .
Godina kryesore po mbulohej me turp dhe me inkriminimin e gjithë zyrtareve të lartë duke përdorur Kodin e Heshtjes.

Po kush ishin mysafirët që vizitonin në ato ditë tragjike KM e vendit?
Përse në ato ditë tragjike në shkallet e KM, alarmi ishte aq i madh saqë këshilltarët më të besuar kanë fjetur brenda në godinë disa ditë me radhë?
Kush ishte halli i madh i “liderit global” të Shqiptarëve ?
Kush ishte roli i çdo njërit prej këshilltarëve që sot nuk u dihet më vendi se ku ndodhen, lëre pastaj emri që ata kanë lënë në historinë e gangrenizuar politike shqiptare.
Sa më shumë injorant politik ishe ,aq më shumë “The Family” të degradonte personalitetin.

Kodi i Familjes ishte i qartë.

O me ne,o kundra nesh.

Ne na duhen lekët, ju fryni sytë.

Kush është roli i tyre në mbulimin e një prej krimeve më famëkeqe shtetërore të realizuar në tre dekada, ku firma e krimit kishte emër e mbiemër.

Sa here hyri në ato orë familjari kryesor i Kryeminstrit në godinën e Kryeministrisë?

Godina e Shtetit Shqiptar, jo trashëgimia me tapi e klanit që ai infektoi për tre dekada.
Virusi që do u kushtojë shqiptarëve akoma për dekada.

Kush ishin zyrtarët e lartë të shtetit që po mbulonin krimin me heshtje?

Gërdeci ka dy plane investigimi seriozë, ata që kanë firmosur dhe ata që njohin deri në detaje oraret, personat, temën e takimeve dhe mbi cdo gjë provat për manipulimin e tragjedisë.

Përse SPAK nuk thërret dëshmimtarët e atyre orëve për të shtuar listën e të akuzuarve për këtë krim shtetëror për pasurimin e vetëm një ‘Familje’ ?
Te bësh burg edhe pa vjedhur, duke heshtur është një tjetër krim më i rëndë për të gjithë ata që e degraduan këtë komb për kapriçon e një familje të strukturuar kriminale.
Të heshtësh duke njohur krimin, i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, duke respektuar Kodin e Heshtjes.

Kodi i Mafies.

Kodi për të cilën “ Five Eyes” e NATO shkollon specialistët e saj më të mirë në luftën kundra Krimit Politik.
Korrupsionit Politik, asaj që Departamenti i Shtetit i ka shpallur luftë në mbarë globin, jo më në këtë provincën ballkanike që duhet të ishte e të jetë përparësi e dorës së parë.

Mjafton të shohësh proçeset ndaj Mafies politike në disa vende Aleate të NATO-s, në 40 vitet e fundit të historisë rajonale.

Deri kur SPAK do të fus në burg edhe këta këshilltarë ?

Përse taksapaguesit
perëndimorë e amerikan duhet te paguajnë prokurorë shqiptarë që hyn nëpër zyra vetëm të shtojnë llogaritë bankare personale.
Do vazhdojnë akoma qytetarët amerikanë me taksat e tyre të pasurojnë një tjetër klan zyrtarësh shqiptarë që kanë prova ulëritëse dhe nuk veprojnë.
Ora e veprimeve ka trokitur, mjerë ata që nuk kanë vesh të dëgjojnë e sy të shikojnë.

Eshtë ora e të vërtetave të mëdha.
Ora e Lirisë.

300x250

Related posts

Konfirmohet angazhimi dhe përkrahja gjermane për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

e-max

Sondazhi: FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve

e-max

Në tre pika në Shkup mund të nënshkruhen kontrata të reja për ngrohje qendrore

e-max