GazetaMax
Kuriozitete

Kushti i Lewandowskit nëse transferohet te Barcelona

Lewandowski e ka këtë kusht nëse transferohet te Barcelona.
E ardhmja e Robert Lewandowskit mbetet shumë e paqartë.
Sulmuesi polak përfundon kontratën me Bayern Munichun vitin tjetër, kurse tani veçse e ka një klub shumë të interesuar për të.
Ekipi spanjoll, Barcelona ka shprehur interesim për ta blerë 33-vjeçarin, të cilin e konsideron aset të vlefshëm për klubin, shkruan Gazeta Express.
Sipas SPORT, nëse realizohet transferimi i tij te Barcelona, qendërsulmuesi i Bayern Munichut do të kërkojë kontratë tre vjeçare.
Robert Lewandowski është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014, kur u transferua nga Borussia Dortmund.
Që atëherë, polaku është bërë njëri nga qendërsulmuesit më të mirë në botë, madje duke e fituar çmimin e futbollistit më të mirë nga FIFA për vitin 2021.

Related posts

Nuk ka luajtur pothuajse fare këtë sezon, Barcelona pritet të mbaj edhe për një vit në ekip!

Gazetamax.mk

Dybala te Milan? Vjen lajmi i papritur

Gazetamax.mk

Prishtinës i zbutet dënimi – ndeshjen ndaj Dritës e luan me tifozë

Gazetamax.mk