GazetaMax
Lajme

Kutirov: Digjitalizimi është i rëndësishëm për lehtësimin e tregtisë

Shkup, 25 tetor – Sistemi i ri i kompjuterizuar i transitit NKTS, faza 5, zhvillimi i të cilit do të fillojë së shpejti dhe do të prezantohet në fund të vitit të ardhshëm, do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e shërbimeve për operatorët ekonomikë. Me vendosjen e këtij sistemi, ne do të zbatojmë ndryshimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe do të vazhdojmë të jemi pjesë e Konventës së Tranzitit, duke u mundësuar operatorëve ekonomikë që të kalojnë transit nëpër vendet e Bashkimit Evropian, me vonesa minimale në pikat kufitare, theksoi sot drejtoresha e Drejtorisë Doganore Sllavica Kutirov në takimin e drejtorëve të Drejtorive Doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç informon Drejtoria Doganore, takimi organizohet nga Shërbimi Doganor i Bosnje dhe Hercegovinës dhe organizohet tradicionalisht me mbështetjen e Qeverisë dhe Shërbimit Doganor dhe Tatimor të Mbretërisë së Bashkuar. Takimi, siç u tha, është një mundësi për të shkëmbyer informacione në nivel të lartë, për temat aktuale në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal.

“Implementimi i sistemit NKTS 5 është pjesë e Planit të veprimit për zhvillimin e Drejtorisë Doganore 2022-2024, në kuadër të të cilit realizohen projekte dhe aktivitete që përfshijnë zhvillimin e sistemeve të reja të TI-së, në drejtim të transformimit digjital të Doganës. Në kuadër të këtyre reformave, së shpejti do të vendoset risi në funksionimin doganor, e cila do të lejojë lëshimin në qarkullim të lirë të mallrave brenda një ore, nëse deklarimi për to është në kanal të gjelbërt dhe janë plotësuar të gjitha kontrollet automatike dhe inspektimet e parashikuara”, thuhet në kumtesë.

Bashkëpunimi rajonal është në fokus të Drejtorisë Doganore me qëllim, siç u tha, përshpejtimin e qarkullimit të mallrave përtej kufijve, shkëmbimin e informacionit në kuadër të CEFTA-s, si dhe harmonizimin e procedurave me praktikën evropiane, e cila çon në integrimin më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Evropian.

Related posts

Rama i fton në darkë Ahmetin, Taravarin, Kasamin, Gashin dhe Thaçin

Gazetamax.mk

Është rritur për 20% numri i personave që kërkojnë shërbime për shëndetin mendor

Gazetamax.mk

Mexhiti: Kryesia e re e BDI-së, rikthen vlerat origjinale të partisë!

Gazetamax.mk