GazetaMax
Lajme

Kuvendi: Мosfunksionimi dhe bllokimi i pjesërishëm nga opozita

Shkup, 19 janar – Që nga fillimi I vitit, në Kuvend janë mbajtur vetëm disa debate në komisionet parlamentare dhe një seancë 15 minutëshe plenare. Deri në fund të muajit, sic njofton KlanM, në agjendën e Kuvendit parashihet edhe një seancë plenare dhe seanca për Pyetje të Deputetëve që zakonisht mbahet të enjten e fundit të muajit.

Vitin e kaluar, Kuvendi funksiononte me bllokadë të pjesërishme nga opozita. Mbetet I bllokuar zgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe për këtë shkak nga tre sa ishin planifikuar, u zgjodhën dy gjykatës.

Edhe pas 17 muajve nga përgatitja e ndryshimeve ligjore, me të cilët sulmi ndaj gazetarëve duhet të vlerësohet si sulm ndaj personit zyrtar gjithashtu mbetet i bllokuar në Kuvend, kurse deputetët nuk kanë dhënë sqarime përse nuk I votojnë edhe pse e mbështetën publikisht.

I bllokuar mbetet edhe Ligji për Reforma tatimore si pjesë e ligjeve që parashihen me “Ballkanin e Hapur”.

Para dy muajve, Banka Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim I ka tërhequr 100 milion eurot që në formë interesi duhej ti merte Qeveria e RMV-së për tu përballur me krizën energjetike. Sipas Ministrit për Pushtet Lokal, Risto Penov, veprimi I këtillë I BERZH-it është pritja e stërzgjatur për miratimin e ligjit për marrjen e kredisë.

Statistika e Kuvendit tregon se deputetët gjatë vitit të kaluar kanë punuar vetëm 88 ditë, ku kanë mbajtur 39 seanca të reja dhe 50 vazhdime të seancave nga viti paraprak. /KlanM.

Related posts

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti sot takon qytetarët në Gostivar, tek restorant Albis

Gazetamax.mk

Xhaferi takon Marin, premton ratifikim të protokollin aderues për anëtarësimin në NATO

Gazetamax.mk