GazetaMax
LAJME

Kuvendi vazhdon me seancën e 88të

Shkup, 2 nëntor – Në Kuvend për sot u caktua vazhdimi i seancës së 88-të, ku në rend të ditës, mes tjerash, janë edhe ndryshimet e ligjeve për shoqata dhe parti politike.

Në kuadër të kësaj seance, dje deputetët e kanë miratuar Vendimin për risistemimin e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve për vitin 2022, ndërsa debatuan edhe për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, si dhe për plotësimin e Ligjit për rezerva të obliguara të naftës, me procedurë të shkurtuar.

Po ashtu, debate të përgjithshme mes tjerash ka pasur edhe për Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, si dhe të Ligjit për mbrojtje sociale.

Related posts

Nuk pritet të ketë mungesë të ngrohjes, Qeveria do t’i shqyrtojë propozimet e opozitës

e-max

Jakimovski thekson: Janë siguruar 6 deputet nga opozita, mungojnë edhe 2 për ndryshimet kushtetuese

e-max

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

e-max