GazetaMax
Sport

Ky do të jetë orari i ndeshjeve për Kupën e Botës

Sivjet do të ketë Kampionat botëror në futboll.
Sot është mbajtur shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kombëtare të ndryshme kanë mësuar kundërshtarët e tyre dhe grupet në të cilat janë pozicionuar.
Formati i Botërorit “Katar 2022” përfshinë 32 kombëtare, të gjitha këto të ndara në tetë grupe me nga katër kombëtare.
Programi i këtij Kampionati Botëror parasheh që të zhvillohen katër ndeshje çdo ditë në fazën e grupeve, të cilat do të zgjasin për një periudhë prej 12 ditësh, ku më pas fituesit ose kombëtaret e kualifikuara vazhdojnë për në fazën e eliminatoreve.
Ndeshjet do të caktohen vetëm në vende të veçanta, kështu që organizatorët mund të zgjedhin oraret e duhura të fillimit të ndeshjeve, për t’iu përshtatur audiencës televizive në vende të ndryshme, si dhe tifozëve të Katarit.
Për dallim nga Evropiani Euro 2020, në “Katar 2022” do të ketë ndeshje të “play-off-it” për kombëtaret që zënë vendin e tretë, ndeshje kjo që zhvillohet më 17 dhjetor.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni datat e ndeshjeve të cilat do të zhvillohen nëpër faza të ndryshme të këtij Botërori.
Faza e grupeve: 21 nëntor – 2 dhjetor.
Faza e eliminatoreve: 3 dhjetor – 6 dhjetor.
Faza e çerekfinales: 9 dhjetor – 10 dhjetor.
Faza e gjysmëfinales: 13 dhjetor – 14 dhjetor.
Finalja: 18 dhjetor.
Sa i përket orarit të ndeshjeve, FIFA e ka konfirmuar që dy xhirot e para të ndeshjeve do të zhvillohen nga ora 13:00, 16:00 dhe 22:00 me kohën lokale të Katarit, ndërsa me kohën lokale të Kosovës, ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 11:00, 13:00, dhe 20:00.
Ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve dhe të ndeshjeve eliminatore do të zhvillohen nga ora 18:00 dhe 22:00 në Katar, kurse me kohën tonë lokale, me fillim nga ora 16:00 dhe 20:00.
Finalja është paraparë që të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në Katar, ndërsa me fillim nga ora 16:00 në Kosovë

Related posts

Dele mund të largohet nga Evertoni

Gazetamax.mk

Xavi: Dembele është në nivelin e Neymarit më të mirë

Gazetamax.mk

Anthony Joshua shpjegon thyerjen e tij emocionale pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Gazetamax.mk