GazetaMax
Lajme

Ky është mbreti më i pasur në botë, ka 17 mijë prona, 38 avionë privatë, 300 makina luksoze dhe 52 anije

Është e vështirë të gjesh një figurë më të çuditshme e më ekstravagante sesa mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur zyrtarisht si Rama X. Koleksioni i tij personal përfshin 17 mijë prona, 38 avionë privatë, mbi 300 makina luksoze dhe plot 52 anije të arta ceremoniale. Një pasuri që duket e pabesueshme, por që për monarkun është pjesë e përditshmërisë.

Rama X u ngjit në fron në vitin 2016, pas vdekjes së babait të tij, mbretit legjendar Bhumibol Adulyadej. Me kurorën trashëgoi edhe një pasuri prej rreth 43 miliardë dollarësh, çka e bëri menjëherë mbretin më të pasur të globit. Por, ai ka ditur të investojë me kujdes, duke i shtuar trashëgimisë së tij edhe fitime të reja.

17 mijë pronat e tij vetëm në Bangkok gjenerojnë të ardhura të mëdha nga qiratë, ndërsa projektet luksoze të ndërtimit në zona kyçe të kryeqytetit i kanë shumëfishuar fitimet. Rama X zotëron gjithashtu aksione në kompani strategjike të energjisë dhe telekomunikacionit, duke ndërtuar një perandori ekonomike që shkon përtej trashëgimisë familjare, shkruan A2 CNN.

I lindur si djali i vetëm i mbretit Bhumibol dhe i mbretëreshës Sirikit, Vajiralongkorn u përgatit që herët për rolin e tij. Ka studiuar në akademi ushtarake në Australi dhe Britaninë e Madhe, ndërsa është trajnuar edhe si pilot avionësh e helikopterësh. Në rini mori pjesë në misione ushtarake brenda vendit, duke kombinuar aspektin ushtarak me luksin e pakufishëm.

Rama X mbetet një figurë kontradiktore: një mbret mes traditës së shenjtë të Tajlandës dhe ekstravagancës së pafund, simbol i një vendi të ndarë mes devotshmërisë dhe shkëlqimit të tepërt.

Related posts

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të zhvillojnë bisedime paqeje në Moskë

Gazeta Max

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

Gazeta Max

SPaA organizon diskutim të hapur për Ligji për arsimin e lartë

Gazeta Max