GazetaMax
Adrenaline

Ky ishte reagimi i ftohtë i Handanovicit teksa Radu

Reagimi i ftohtë i Handanovicit teksa Radu largohet nga fusha i përlotur, tregon gjithë përjetimin e humbjes nga Bologna.
Kapiteni i Interit, Samir Handanovic, as nuk e shikoi fare rumunin Ionut Radu, ndërsa shoku i tij i skuadrës po largohej nga fusha në lot pas një gabimi trashanik që i kushtoi me humbje ndaj Bolognas të mërkurën mbrëma.
Handanovic ishte përjashtuar nga loja për shkak të problemeve të barkut. Ai ishte i disponueshëm në bankinë, por nuk ishte mjaftueshëm në formë për të filluar ndeshjen.
Në vend të tij, Inzaghi vendosi që portën t’ia besojë rumunit Radu, i cili është portieri i dytë i Nerazzurrëve.
Radu ia dhuroi të tre pikët Bolgonas pas një gabimi të tmerrshëm duke mos arriti të kontrolloj topin, duke lejuar Nicola Sansonen të shënonte në portën boshe.
Rumuni u largua nga fusha i përlotur, i qetësuar nga disa nga bashkëlojtarët e skuadrës, përfshirë Denzel Dumfries, i cili qëndroi para një kamere për të shmangur shfaqjen e imazheve të Radu duke qarë.
Nga ana tjetër, Handanovic as nuk e shikoi dhe thjesht u fut në tunel pa i thënë asnjë fjalë shokut të skuadrës, dhe kjo tregon se kjo humbje ka dhembur shumë.
Tifozët e Interit i kanë kërkuar falje ish-reporterit slloven në rrjetet sociale, pasi ata e kanë kritikuar shpesh Handanovicin gjatë viteve të fundit, por shumë ndryshuan mendje dje.

Related posts

Nuk ndalen me Sanchez, Marseille tenton edhe Bailyn e Man Utd

Gazetamax.mk

Barcelona pritet të arkëtojë 320 milionë euro javën tjetër

Gazetamax.mk

Van Der Sar vijon kontratën me Ajaxin deri në vitin 2025

Gazetamax.mk