GazetaMax
LIFESTYLE

LAJME Zbulohet bunkeri i Putinit, publikohen fotot e kështjellës së blinduar në Detin e Zi

Presidenti i Rusisë ka një ndërtesë sekrete në brigjet e Detit të Zi, nga ku ka planifikuar strehimin në rast rreziku.

Media amerikane Busines Isaider ka publikuar foto të kështjellës së blinduar e cila ndodhet në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katror.

Objekti i ndërtuar sipas stilit perandorak ndodhet në zonën Plazhin Gelendzhik, rreth 1500 kilometra larg Moskës.Kështjella është në mes të një pylli prej 170 hektarësh edhe është e pajisur me sisteme moderne monitorimi.

Sipas mediave amerikane, godina që ndodhet afër plazhit ka një sistem tunelesh të veçantë dhe që garantojnë daljen e menjëhershme në det në rast sulmi.Tunelet janë ndërtuar me beton të veçantë që u rezistojnë goditjeve me armë, si dhe me rezerva oksigjeni.

Ekspertët llogarisin se ushqimet dhe oksigjeni në tunele janë të mjaftueshme për të siguruar mbijetesën e presidentit rus dhe stafit të tij për disa javë.Për kështjellën e Blinduar e Putin është folur disa herë në media, por Kremlini ka mohuar ekzistencën e një strehimi të posaçëm. Analizimi i gjithë godinës tregon se objekti është projektuar si një ndërtesë antibërthamore.

/Euronews Albania/

Related posts

Gjërat që i ndodhin trupit kur e lini alkoolin për një muaj

e-max

Pas kthimit nga Dubai Tuna lajmërohet nga doktori, ja çfarë ndërhyrje ka bërë

e-max

Bulizmi, s’i t’ju ndihmojmë fëmijëve?

e-max