GazetaMax
Lajme

Lami: Do ta njohim Palestinën, por një zgjidhje me dy shtete është shumë larg

Zëvendëskryeministri britanik David Lammy tha sot se, megjithëse Britania e Madhe njoftoi pasditen se do ta njihte shtetësinë palestineze, një zgjidhje me dy shtete është ende “shumë larg”.

Lamy i tha Sky News se “njohja është pjesë e procesit të paqes”.

“E vetmja perspektivë për paqe në rajon janë dy shtete, dhe kjo është arsyeja pse qeveria britanike, së bashku me të tjerët, donte ta mbante gjallë (idenë e) dy shteteve”, tha Lamy.

Ai përsëriti thirrjet e qeverisë britanike për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura nga grupi militant palestinez Hamas dhe deklaroi se grupi nuk mund të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të Palestinës.

Kur u pyet nëse është logjike që Britania e Madhe të njohë një shtet që ende nuk ekziston, Lami tha se njohja është “pjesë e procesit të paqes” dhe se kufijtë duhet të “bazohen” në ato të vendosura në vitin 1967, me Jerusalemin si një qytet të përbashkët.

Lami tha gjithashtu se veprime të tilla si sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar i bënë “shumë të vështira perspektivat për një armëpushim në javët e ardhshme”.

Ai shtoi se këto veprime nga Izraeli, së bashku me planet e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, bien ndesh me kushtet që janë vendosur për të shmangur njohjen e shtetësisë palestineze.

Related posts

Homazhe tek Monumenti memorial i Shqiponjës në Çair dhe përkujtimi i dëshmorit Muzafer Xhaferi, Grubi: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët

Gazeta Max

Gjatë tetorit, institucionet shtetërore kursyen rrymë 24%

Gazeta Max

Vdes 39-vjeçarja nga Kosova në spitalin e Traumës, dyshohet për arrest kardiak

Gazeta Max