Shkup, 9 janar – Në lidhje me zgjerimin e Unionit, mesazhi i BE-së ishte më i qartë se kurrë – e ardhmja e këtyre qytetarëve është në BE. Ne do të jemi të përkushtuar t’ju mirëpresim në Bashkimin Evropian. Realiteti gjeopolitik solli sfida të reja. Megjithatë, standardet duhet të përmbushen. Maqedonia e Veriut u tregua se ishte e përgatitur mirë dhe shumë profesionalisht në procesin e skriningut dhe vendosi synime ambicioze.
Këtë e theksoi sot ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Jain, duke i prezantuar prioritetet e kryesisë suedeze të Këshillit të BE-së para Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë.
Ajo tha se reformat janë çelësi për të ecur përpara drejt integrimit evropian.
“Bashkimi Evropian është Union i cili bazohet në vlera, respektimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave individuale. Reformat në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe sistemin gjyqësor, si dhe një angazhim i fortë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, janë çelësi për të ecur përpara me integrimin evropian”, tha Larson Jain.
Presidenca suedeze, theksoi ajo, do të vazhdojë me aktivitetet për dhënien e statusit kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe Gjeorgjisë, paralelisht me procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe, siç tha ajo, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë këto vende në zbatimin e reformave, si pjesë e procesit të tyre integrues.
“Angazhimi i Suedisë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit që kemi me shumicën e vendeve të rajonit. Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, bëhet fjalë për një shumë prej gjashtë milionë eurosh për vitin e fundit nga këto programe. Sigurisht që kjo mbështetje do të vazhdojë”, shtoi Larson Jain.
Ambasadorja suedeze tha se kjo është një kohë sfidash historike për shtetet anëtare të BE-së në tërësi, duke theksuar se agresioni i papranueshëm i Rusisë kundër Ukrainës është një kërcënim për sigurinë e Evropës me pasoja të tmerrshme për sigurinë, ushqimin.
“Evropa dhe vendet anëtare të saj i kanë dhënë mbështetje të madhe Ukrainës. Ne si presidencë do të vazhdojmë këtë aktivitet, pra aktivitetin e kryesive të mëparshme në zhvillimin e një reagimi të përbashkët, bashkëpunimin e partnerëve të besuar dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës sipas nevojës. Rakordimi me politikën e përbashkët të sigurisë të BE-së dhe sanksionet kundër Rusisë mbeten thelbësore. Gjithashtu vlerësohet lart unanimiteti i Maqedonisë së Veriut për këtë plan”, tha Larson Jain.
Ajo kujtoi se pavarësisht se është ndërmarrë një veprim vendimtar, është shumë e rëndësishme të qëndrojmë të vendosur për rritjen afatgjatë të ekonomisë dhe se në këtë kontekst Suedia do të kryesojë me Këshillin.
“Siguria, konkurrueshmëria, tranzicioni i gjelbër dhe energjetik, demokracia dhe sundimi i ligjit, këto janë prioritetet e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2023”, tha Larson Jain.
Prioriteti i parë është, tha ajo, sigurimi i qytetarëve të BE-së duke forcuar Bashkimin Evropian në botë.
“Përgjigja e prerë e BE-së në lidhje me agresionin kundër Ukrainës është i një rëndësie thelbësore. BE-ja do të vazhdojë me mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, si dhe mbështetjen për rrugën e Ukrainës drejt BE-së. Kjo do të kërkojë përpjekje të mëtejshme si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel të BE-së. Nevojiten hapa të mëtejshëm për rindërtimin dhe reformën drejt integrimit evropian. Për të forcuar sigurinë e Bashkimit, ne duhet të ndërtojmë një konsensus drejt një politike të fuqishme evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është edhe lufta kundër krimit të organizuar ndërkufitar duke iu përgjigjur vazhdimisht kërkesave të qytetarëve për komunitete të sigurta”, tha ajo.
Prioriteti i dytë, theksoi Larson Jain, është forcimi i konkurrencës në BE për të përballuar sfidat afatgjata të rritjes.
“Tregu i hapur jo vetëm që gjeneron rritje, por gjithashtu çon në tranzicionin e gjelbër. Burimi i mineraleve nga vende të caktuara është një rrezik dhe ne duhet ta trajtojmë atë në një mënyrë që të thellojë tregtinë me vendet e tjera”, tha Larson Jain.
Ambasadorja suedeze konkludoi se prioriteti i tretë është përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër.
“Presidenca suedeze do të vazhdojë përpjekjet e saj me çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë, ndërkohë që do të adresojë reformat afatgjata të tregut të energjisë. Përgjigja ndaj ndryshimeve klimatike duhet të jetë globale, Evropa duhet të udhëheqë me shembull në arritjen e rezultateve në drejtim të qëllimeve ambicioze klimatike”, vuri në dukje Larson Jain, duke paraqitur prioritetet e presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, para Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në Parlamentin e Maqedonisë të Veriut.