GazetaMax
Kuriozitete

Legjenda e Manchester United po bëhet trajneri i ekipit?

“Dua të jem trajner i Manchester United”, ka deklaruar Rooney.
Legjenda e Manchester United, Ëayne Rooney, ka shprehur dëshirën që një ditë të jetë trajner i ‘Djajve të Kuq’.
Në një intervistë për gazetën britanike ‘The Sun’, Rooney ka shprehur haptazi që dëshiron të jetë trajner i Manchester United.Ai gjithashtu tregoi që Evertoni kanë shfaqur interesim për të, por ai dëshiron të jetë në krye të ‘Djajve të Kuq’.
“Më ofruan intervistën për punë në Everton, por dua të jem trajneri i Manchester United”, ishin fjalët e Rooney, përcjell lajmi.
Anglezi, tha se nuk është i gatshëm momentalisht të drejtojë United, por një ditë do të jetë.
“E di që nuk jam gati tani, por do të bëjë gjithçka që një ditë të ndodhë”, shtoi ai.
Rooney aktualisht është trajner në Derby County, ekip i ligës së dytë në futbollin e Anglisë.

Related posts

Graham po mendon që ta rikthejë Lukakun nga Interi

Gazeta Max

Prishtina nuk do ta luajë asnjë ndeshje në “Fadil Vokrri” në tetor – gjendja e fushës vlerësohet kritike

Gazeta Max

Rice akoma në krye të listës së dëshirave të Chelsea

Gazeta Max