GazetaMax
Adrenaline

Lëndohet përsëri Lukaku, mungon ndaj Bayernit

Interi zbulon se Romelu Lukaku ka pësuar një lëndim të ri muskulor dhe do të vlerësohet sërish në ditët në vijim.
Reprezentuesi belg sapo ishte rikthyer në fushë pas gati dy muajsh jashtë fushës, por tani po përballet me një tjetër lëndim.
“Lukaku iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Klinikën Humanitas në Rozzano mëngjesin e sotëm, duke evidentuar një tendosje në cigatën e miokardit të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Gjendja e lojtarit do të vlerësohet sërish në ditët në vijim”, thuhej në njoftimin e ekipit.
Reprezentuesi belg u rikthye në lojë javën e kaluar në fitoren 4-0 të Interit ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.
Ai u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e dytë për ‘Nerazzurrët’ këtë sezon.
Huazuesi i Chelseat luajti rreth 20 minuta gjatë fitores 3-0 të së shtunës kundër Sampdorias në San Siro, kur u prezantua edhe në pjesën e dytë.
Mbetet për t’u parë për sa kohë ai do të qëndrojë jashtë fushës. Interi tashmë është kualifikuar në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe Lukaku do të mungojë në ndeshjen jashtë fushe kundër Bayern Munichut nesër.
;Nerazzurrët’ do të përballen me Juventus, Bolona dhe Atalanta në Serie A para pushimit të Kupës së Botës.
Lukaku u kthye te Interi në formë huazimi nga Chelsea verën e kaluar dhe Interi po punojnë për të zgjatur qëndrimin e tij në klub përtej vitit 2023.

Related posts

Floyd Mayweather dhe Conor McGregor afër marrëveshjes për revansh – milionat në lojë

Gazetamax.mk

Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s

Gazetamax.mk

Asensio te Milani? Zbulohet gjithçka

Gazetamax.mk