GazetaMax
Kuriozitete

Lewandowski merr hez pas fitores ndaj Viktoria Plzen: Jemi gati për Bayernin

Robert Lewandowski ka marrë zemër nga paraqitja e mirë e Barcelonës kundër Viktoria Plzen.
Ylli polak shënoi një het trik për t’i ndihmuar skuadrës së tij në fitoren 5:1 në ndeshjen e parë këtë sezon në Champions League.
Pas Viktoria Plzen, Barcelona do të ketë punë me skuadrën e Bayern. Lewandowski ka thënë se ‘Blaugranat’ janë gati për këtë duel.
“Ndihem mirë. Champions League është gjithmonë speciale. Është e rëndësishme të qëndrojmë kështu të fokusuar”, ka thënë Lewa.
“Nuk po mendoj për ndeshjen ndaj Bayern. Do të jetë e vështirë, por ne jemi gati”, ka shtuar polaku.
Lewandowski do të jetë figura mbi të cilën mbështetet Xavi. Polaku ka shënuar 50% të golave të Barcelonës këtë fillim sezoni.

Related posts

Ronaldo te PSG? Vjen lajmi i madh

Gazeta Max

Man Utd merr vendim shokues për Rashfordin

Gazeta Max

Si ndikon në trurin tonë të qëndruarit ulur për orë të tëra çdo ditë? Edhe ushtrimet fizike nuk mund ta zhbëjnë dëmin

Gazeta Max