Gjashtëmbëdhjetë ekspertë të rinj gjyqësorë janë licencuar në Kosovë, duke iu bashkuar profesionistëve që kontribuojnë në funksionimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka njoftuar se 16 ekspertët janë betuar në një ceremoni të mbajtur sot në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.
Me këtë betim, ata kanë marrë zyrtarisht përgjegjësitë e përcaktuara me ligj për ushtrimin e profesionit të ekspertit gjyqësor.
Gërvalla ka theksuar rëndësinë e këtij profesioni në administrimin e drejtësisë, duke vënë në pah përgjegjësinë që mbart çdo ekspertizë dhe rëndësinë e paanshmërisë në këtë proces.
“Në drejtësi, çdo fakt ka peshë. Çdo ekspertizë mbart përgjegjësi. Prandaj, pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i ekspertit nuk janë çështje zgjedhjeje, por detyrim i patjetërsueshëm”, ka deklaruar ajo.
Ministrja u ka uruar suksese ekspertëve të rinj në ushtrimin e detyrës, duke shprehur pritjen që ata të vënë dijen, përvojën dhe përgjegjësinë profesionale në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.
Burimi: botasot.info
