GazetaMax
Lajme

Lidhje e shpejtë e Kërçovës dhe Dibrës me Shqipërinë përmes rrugës Izvor – Garski Most

Dibër, 28 Maj – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka premtuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të arrijnë më shpejtë në kufirin me Shqipërinë me përmirësimin e kushteve në rrugën Izvor – Garski Most.

“Me rrugën Izvor – Garski Most e lidhim Kërçovën dhe Dibrën me kufirin e Shqipërisë për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Rruga ka rëndësi të veçantë për rajonin, për zhvillimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e kushteve për jetën e qytetarëve. Ky është fokusi jonë parësor.”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar edhe shkurtimin e rrugës ndërmjet Kërçovës dhe Dibrës.

Kjo rrugë e gjatë 19 kilometra mundëson lidhjen e Dibrës me kufirin e Shqipërisë.

“Prej vitit 2017 kemi ndërtuar dhe riparuar më shumë se një mijë kilometra rrugë. Deri më tani vlera e investimeve ka arritur mbi një miliard euro”, raportoi Kovaçevski.

Related posts

Partisë “E Majta” i “djegë” që uniformat e policisë do të jenë edhe në SHQIP

Gazeta Max

VIDEO/ Nga takimet me qytetarë, Osmani: Falënderime pafund për mirënjohjet e shprehura me aq sinqeritet dhe emocion!

Gazeta Max

Njohësi i sigurisë Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve

Gazeta Max