Rastet e konfirmuara të lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur në 20, me numra që pritet të rriten kur Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) të publikojë shifrat nga fundjava.
Kontakteve me rrezik të lartë të rasteve të konfirmuara u kërkohet të izolohen deri në tre javë dhe të shmangin kontaktin me gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 12 vjeç.
Udhëzimet e reja nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) këshillojnë këdo që është rast i konfirmuar, apo ka “ekspozim të drejtpërdrejtë” me një rast të lisë së majmunëve, të qëndrojë në shtëpi për “21 ditë”.

Ata këshillohen të përmbahen nga udhëtimet dhe duhet “të shmangin kontaktin me njerëz të imunosupresionuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç kur është e mundur”.
Këshilla vlen edhe për ata që kanë pasur kontakt shtëpiak me linë e majmunit.

Kontaktet e ngushta përfshijnë kontaktin familjar, kontaktin seksual ose kontaktin me lëngjet e trupit me sytë, hundën ose gojën. Kontakte me rrezik të lartë mund të jenë edhe ata që kanë ndryshuar shtratin e pacientit pa mbrojtje të përshtatshme.
Të dielën, Dr. Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore për UKHSA, tha se autoritetet kanë zbuluar më shumë raste “në baza ditore”.

Njerëzve që konsiderohen “kontakte me rrezik të lartë” do t’u ofrohet vaksina e lisë MVA-BN. Historikisht, vaksina është treguar të jetë mbrojtëse kundër lisë së majmunit.