GazetaMax
Lajme

Limaj përkujton rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies: Lavdi e përjetshme heroit

Në dyvjetorin e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar me dhimbje dhe krenari sakrificën e tij në mbrojtje të vendit.

“Sot përkujtojmë me dhimbje dhe krenari heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë. Rënia e tij heroike është dëshmi e përkushtimit të pakompromis ndaj detyrës, ndaj atdheut dhe ndaj paqes së fituar me shumë mund e sakrificë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai theksoi se vepra dhe sakrifica e Bunjakut do të mbesin përjetësisht në kujtesën e popullit.“Lavdi e përjetshme emrit, veprës dhe kujtimit të Heroit, Afrim Bunjaku”, shkroi Limaj.

Related posts

“Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, pas suspendimit të gjyqtares, reagon edhe Bërnabiq

Gazeta Max

Zelensky dekoron Elisa Spiropalin me titullin e lartë “Urdhri i Shën Olenës, Klasa e Parë”

Gazeta Max

Vilson Sinishtaj: Ditë e mirë, ditë e mbarë për Tuzin e Malësinë

Gazeta Max