GazetaMax
Lajme

Limani: 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Fatmir Limani pretendon që 4 deputetë të Frontit Europian i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare. Duke komentuar ndarjen e ASH-Taravarit nga VLEN-i, tha se uron që deputetët e kësaj partie të mbesin me VLEN-in.

“Mendoj se të Frontit, gati 4 nëse nuk gaboj, i janë bashkëngjitur shumicës parlamentare e cila përbën qeverinë. Për pjesën tjetër nuk do të flas sepse vlerësimi dhe mendim im është se deputetët e Aleancës janë më të mirët dhe më të përgatiturit, shpresoj që do t’i thirrin arsyes dhe të gjithë kësaj teme që sot e diskutova, dhe do të bëhen bashkë, ose do të qëndrojnë në formacionin e qeverisë”, theksoi Limani.

Limani thotë se Fronti Europian ndoshta mund të marrë deputetët e ASH-së së Taravarit, por që nga ana tjetër mund t’iu ikin deputetë të tjerë.

“Sa i takon çështjes së legjitimitetit. Unë mendoj se nuk duhet të sillen me aq komoditet, ngase arena është e hapur dhe mund të ndodhë që marrin pesë dhe u ikin më tepër”, theksoi Limani.

Related posts

VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së duan zgjedhje, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër

Gazeta Max

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 82-të

Gazeta Max

Mickoski: Masat e qeverisë të pa mjaftueshme dhe të vonuara

Gazeta Max