GazetaMax
LIFESTYLE

Lindja e fëmijëve ua rritë grave rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Hulumtimet e reja sugjerojnë se lindja e fëmijëve ua rritë grave rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Studimi me më shumë se tre milionë gra ka zbuluar se ato të cilat lindin fëmijë janë 14% më të rrezikuara të kenë sulm në zemër apo në tru më vonë në jetë.
Për disa, shtatzënia shpie në shtim të rrezikshëm të peshës, e që lë shenjë permanente në shëndetin e zemrës së gruas.
Studimi është kryer nga hulumtues kinezë, ndërkaq është publikuar në revistën prestigjioze ‘European Journal of Preventive Cardiology’.
Autori i këtij studimi, Dr. Dongming Wang, i cili specializon në shëndet publik, thotë se femrat duhet ta dinë që lindja e fëmijëve ua rritë rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës në të ardhmen.
Përveç shtimit të peshës, shtatzënia mund të shkaktojë që edhe nivelet hormonale të grave të luhaten, e kjo ndërlidhet me rezistencë të insulinës dhe, rrjedhimisht, me tipin 2 të diabetit.
Por, lajmi i mirë është se shumë gra mund të bëjnë gjëra për t’i parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Madje, sipas doktorëve, shtatzënia është kohë ideale për t’i larguar shprehitë e këqija të stilit të jetesës.
Ata rekomandojnë ta lini duhanin, të stërviteni rregullisht dhe të hani shëndetshëm për ta mbajtur peshën nën kontroll.

Related posts

Pse ndahen çiftet pas shumë vitesh martesë?

e-max

3 gjëra të rëndësishme në jetë që duhen mbajtur private

e-max

Kudo e ftuar me yjet e jurisë në mbarë botën shqiptarja Cika

e-max