GazetaMax
Lajme

Liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve para Gjykatës në Strasburg – publikim i ri i SHGM

Shkup, 10 dhjetor – Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës botërore për të drejtat e njeriut, në kuadër të projektit Safejournalists u përgatit një analizë e re me titull: “Liria e të shprehurit dhe siguria e gazetarëve para Gjykatës së Strasburgut – Analiza e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në lëndët maqedonase të nenit 10 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut”, autorë i të cilës janë M-r Velimir Delovski dhe D-r Kostadin Bogdanov, recenzoi Prof. D-r Besa Arifi ndera redaktor është Dragan Sekulovski.

Autorët e analizojnë edhe qëndrimin e GjEDNj lidhur me mbrojtjen, jo vetëm të përmbajtjes së informatave, por edhe të mjeteve të transmetimit të informatave, si dhe të të drejtës së opinionit për të pranuar informata dhe ide që kanë rëndësi publike.

Në analizën theks i veçant është vënë në mbrojtjen e të drejtës së informimit përmes mbrojtjes së gazetarëve dhe profesionit të gazetarisë, si dhe përmes mbrojtjes të së drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar në mënyrë të drejtë për tema të rëndësishme. Sipas praktikës së GjEDNj kjo e drejtë nuk i mbron vetëm gazetarët, por edhe shkrimtarët, hulumtuesit akademik, artistët, kolumnistët, blogerët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, që ndikojnë në krijimin e opinionit publik.  

Cilët lëndë janë përpunuar?

1. Lënda e parë është Selmani në vitin 2017 kundër IRJM (2017), e cila njëkohësisht është edhe lënda e parë në të cilën Gjykata ka konstatuar shkelje të nenit 10 të GjEDNj në vendin tonë

2. Lënda e dytë i referohet aktgjykimit të GjEDNj për lëndën Makraduli kundër IRJM (2018), për ndjekje penale për shpifje të deputetit dhe nënkryetarit të partisë politike

3. Lënda e tretë është lënda Gelevski kundër Maqedonisë së Veriut (2020), në të cilën pranohet kontributi i kolumnistëve si kreatorë të opinionit publik ndaj debatit aktual politik lidhur me çështje që janë me interes publik

4. Lënda e katërt është lënda Kostova dhe Apostolov, GjEDNj ka gjetur shkelje të nenit 10 në lidhje me procedurën civile për shpifje që është zhvilluar kundër aplikuesve, kryeredaktorja e gazetës javore “Fokus”, Jadranka Kostova dhe Vlado Apostolov, gazetarë në atë gazetë

Këto lëndë janë shqyrtuar në detaje dhe janë shpjeguar në analizën, nga të cilat mund të merren jo vetëm konkluzione të përgjithshme për praktikën e Gjykatës, por edhe të krijohet një ide për të gjithë procesin e zhvillimit, të procedurës dhe rezultatet e tij.

Mbrojtja e parashikuar nga neni 10 për gazetarët në lidhje me informatat për çështje të interesit të përgjithshëm i nënshtrohet kushtit që gazetarët të veprojnë në mirëbesim dhe në bazë të saktë faktike, pra të japin informata në përputhje me etikën gazetareske. Nocioni i gazetarisë së përgjegjshme përkufizohet përmes metodës dhe mjeteve të përdorura për marrjen e informacionit të caktuar për publikun, si dhe respektit të treguar ndaj personit që është subjekt i informacionit.

Konkluzionet dhe rekomandimet janë se liria e shprehjes mund të jetë ekzistuese dhe aktive, vetëm duke krijuar një mjedis, legjislativ dhe institucional, për zbatimin faktik të standardeve të Strasburgut në kontekstin mediatik dhe gjyqësor maqedonas. Marrja e vendimeve për rastet e përmendura më parë është shembull i mirë i një praktike pozitive të vendimmarrjes në favor të gazetarëve, pra në rastet kur shkelen të drejtat e tyre, trend që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Analizën e plotë mund ta gjeni në këtë – HALLKË. 

 * Kjo analizë është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi vetëm e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Related posts

Një burrë gjendet i vdekur në rrugë në Prishtinë

Gazetamax.mk

Osmani: E vetmja mënyrë për t’i ndal njerëzit të mos ikin është duke u anëtarësuar në BE. Ja pse

Gazetamax.mk

Alternativa letër Komisionit Europian, kërkon ndihmë për rastet e montuara

Gazetamax.mk